Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shkencëtarët mund të kenë gjetur provën e parë që dëshmon se ekzistojnë universe paralele

Shkencëtarët mund të kenë gjetur provën e parë që dëshmon se ekzistojnë universe paralele
May 18
12:14 2017

Për shekuj të tërë janë hedhur hipoteza se ekzistojnë shumë universe. Teoria multiuniversale mbështetet nga shumë njerëz, edhe pse mes tyre ka edhe shumë skeptikë.

Studimet e reja të Shoqërisë Mbretërore Astronomike kanë gjetur një përgjigje mbi atë që quhet “The Cold Spot” (vendi i ftohtë). “The Cold Spot”  është një “copë” hapësire “e ftohtë”, e krijuar në kozmos që pas formimit të universit. Fillimisht “The Cold Spot” u identifikua nga satelitët në vitin 2004.

Misioni “Planck” i Agjencisë Hapësinore Europiane konfirmoi ekzistencën e saj pothuajse 10 vjet më vonë. Zbulimi i saj hodhi në dyshim origjinën pasi nuk e shpjegonte dot bazuar mbi historinë e universit. Studimi i RAS hedh si teori se “The Cold Spot” në thelb është një boshllëk në mes të multiuniverseve.

“Nuk mund të përjashtohet krejtësisht mundësia se “The Cold Spot” të jetë krijuar nga teoria e Big Bangut. Por mendojmë se ajo është krijuar nga përplasja e universit tonë me një tjetër univers. Nëse kjo është e vërtetë atëherë kemi gjetur provën e parë se ekzistojnë shumë universe”,- është shprehur Tom Shanks  nga universiteti Durham. Nëse teoria multiuniversale vërtetohet, atëherë kjo do të thotë fund i fizikës moderne./Blitz.al/

Share