Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët kanë zbuluar përbërësin që do t’ju mbrojë përfundimisht nga rrezet ultraviolet

Shkencëtarët kanë zbuluar përbërësin që do t’ju mbrojë përfundimisht nga rrezet ultraviolet
August 04
16:37 2016

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të re për të luftuar djegien e lëkurës nga dielli. Dëmi më i madh nga rrezet ultraviolet ndodh në pjesën e brendshme të lëkurës, aq sa nëse nuk e mbroni, rrezatimi mund të shkaktojë edhe sëmundjen e kancerit.  Ky zbulim i dermatologëve futet në qelizat e brendshme të lëkurës dhe parandalon rrjedhjen e hekurit dhe radikaleve të lira, që shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet.

Për ta kuptuar më qartë duhet të dini se rrezet prishin lidhjen e radikaleve të lira, molekulave aktive të oksigjenit në lëkurë dhe shkaktojnë dëme në ADN, membrana qelizore dhe proteina. Gjatë ekspozimit çlirohet hekur nga mitokondria e qelizës së lëkurës, i cili pakëson energjinë furnizuese të saj dhe e provokon qelizën të prodhojë edhe më shumë radikale të lira.

Për ta luftuar këtë studiuesit zbuluan “kthetrën mitoiron”,një përbërës që lidhet me një atom hekuri dhe që synon hekurin në mitokondrinë e qelizës. Në këtë mënyrë do  të parandalohet çlirimi i radikaleve të lira.

“Dëmi që shkakton hekuri në trupin e njeriut kur ekspozohet ndaj rrezeve ultraviolet është nënvlerësuar për një kohë të gjatë. Edhe pse kremrat aktualë nuk janë të këqij, ata me siguri mund të përmirësohen dhe kjo është metoda e duhur”, – është shprehur  njëri nga studiuesit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje