Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Puna më e re nga NASA si… mbrojtës të planetit Tokë

Puna më e re nga NASA si… mbrojtës të planetit Tokë
August 03
12:01 2017

Një propozim serioz pune ka ardhur nga NASA.

Fakti që Toka po kalon momente jo aq të mira me ngrohjen globale dhe efekte të tjera të dëmshme për planetin tonë të përbashkët ka bërë që astronautët e SHBA-ve të kërkojnë njerëz për të mbrojtur planetin.

“Jeni të interesuar të bëheni oficer i mbrojtjes së planetit? Vendi i punës është vakant. Lexo më tepër”,- shkruan lajmërimi i NASA-s në Twitter.

Duket se propozimi është serioz, pasi në brendësi të linkut bashkangjitur saktësohet se për këtë vend pune paguhet 187 mijë dollarë dhe detyra e punëmarrësit do të jetë të mbrojë Tokën nga një seri kërcënimesh, mes të cilave është edhe lufta me alienët.

Por ky lajm ka bërë që të shpërthejë edhe ironia në internet me pamje superheronjsh dhe atë që na duhet për të siguruar këtë vend pune.

Këto janë disa prej fotografive të shpërndara në rrjete sociale, kryesisht në Itali. /Blitz.al/

Share