Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse kërcejnë mbi ujë balenat?

Pse kërcejnë mbi ujë balenat?
November 26
16:53 2016

E keni menduar ndonjëherë se pse balenat kërcejnë e hidhen mbi sipërfaqen e ujit ku notojnë herë pas here?

Një studim i fundit nga “Marine Mammal Science” ka dalë në konkluzionin se hedhjet e kërcimet që bëjnë mbi ujë balenat nuk janë rastësore, por forma komunikimi të tyre me balenat e tjera përreth.

Çdo lloj lëvizjeje e balenave shpjegohet nga shkencëtarët si forma specifike mesazhesh të caktuara. Ngritja e bishtit, kërcimi me bark ose kurriz e lëvizje të ndryshme në ujë i ndihmojnë balenat që të komunikojnë me të ngjashmet e tyre për ndonjë rrezik të mundshëm ose një mesazh të caktuar që ato duan të përcjellin. Megjithatë, nuk dihet qartësisht se çfarë duan të thonë balenat me sjelljet e tyre. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje