Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me shkencëtarin e ri më të mirë në botë. Është nga Durrësi

Njihuni me shkencëtarin e ri më të mirë në botë. Është nga Durrësi
February 27
15:11 2017

Jemi mësuar me faktin se shumica e shqiptarëve kur jetojnë në vendin tonë nuk vlerësohen sa duhet për arritjet e tyre, por në botë, kudo ku studiojnë dhe jetojnë, arrijnë rezultate maksimale.

E tillë është edhe historia e Edor Kabashit, nga Durrësi, i cili ka fituar çmimin “ENCALS Young Investigators Award” apo çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj për vitin 2015.

38-vjeçari nga Durrësi u nderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç falë punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS¬së ¬Skleroza Amiotrofike Laterale. Ky çmim iu dha në Dublin nga Amar Al Chalabi, një nga neurologët më të mirë në botë.

“Çmimi ENCALS për Hulumtuesit e Rinj ka për qëllim identifikimin e shkencëtarëve më të aftë dhe më të zgjuar dhe jepet për kërkime në çështje të pazgjidhura në lidhje me sëmundjen ALS”,- shkruhet ndër të tjera në motivimin e çmimit për dr. Kabashin.

Por kush është Edor Kabashi?

Ai vjen nga Shqipëria, shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Durrës, ndërsa ishte viti 1995 kur së bashku me familjen e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan “Albinfo”. Që do të arrinte sukses u pa shumë herët. Ai mori çmimin e Presidentit Bill Clinton si një nga studentët më të mirë të Amerikës.

Studioi për biologji dhe psikologji në Mount Saint Mary’s College në Emmitsburg, Maryland, SHBA. Më vonë studimet i vazhdoi në Francë e më pas në Montreal në Kanadë ku u diplomua në biologji në vitin 2000. Në këtë vend Edori në vitin 2006 mori gradën doktor në neurologji dhe neurokirurgji. Në vitet 2008 dhe 2011 fitoi çmimin “Brain Star” nga Instituti i Kërkimeve në Fushën e Shëndetit Mendor, në Kanada.

Prej vitit 2011, ai drejton grupin kërkimor në departamentin e sëmundjeve neuro¬degjenerative, në Institutin e Neuro-shkencës në Paris, Francë. Për sukseset e tij në fushën e shkencës duket që do të dëgjojmë edhe më vonë.

Komento
Shperndaje