Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një grua arrin të shohë rreth 99 milionë ngjyra më shumë sesa njerëzit e zakonshëm

Një grua arrin të shohë rreth 99 milionë ngjyra më shumë sesa njerëzit e zakonshëm
August 01
17:26 2016

 

Shkencëtarët  kanë gjetur një grua,  sytë e së cilës  kanë një receptor detektimi të ngjyrave  ndryshe nga ai i zakonshmi. Ajo arrin të shohë rreth 99 milionë ngjyra më shumë se gjithë të tjerët.

Ajo ka disa qeliza receptori për të dalluar ngjyra të ndryshme që syri normal nuk është i aftë t’i dallojë,  është një “tetrachromate”.

Shumica e njerëzve kanë funksionale dy lloje të qelizave konike të syrit dhe kjo është arsyeja përse ata shohin 10 mijë hije. Pothuajse të gjithë gjitarët janë dikromatë. Çdo lloj qelize konike syri  pretendohet të  jetë në gjendje të  dallojë rreth 100 hije, kështu që kur ndërthuren të gjitha kombinimet e mundshme të qelizave konike mund të dallohen rreth 1 milion ngjyra të ndryshme. Një mjek në Anglinë Veriore ka katër  lloje qelizash konike dhe mund të dallojë rreth 100 milionë ngjyra. Në një studim, mbi 25 gra që kishin modelin e katërt të konit u mbyllën në një dhomë të errët duke parë në një burim drite me tri qarqe të ndryshme. Për fat, njëra nga gratë e testuara  ishte në gjendje të dallonte tre qarqet me ngjyra të ndryshme të dritës. Megjithatë, duhen bërë testime të shumta për të vërtetuar se tetrakromatët ekzistojnë dhe kjo do t’i ndihmojë shumë studiuesit të kuptojnë më shumë rreth shikimit dhe mënyrës se si truri ynë i percepton ngjyrat.

Komento
Shperndaje