Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nasa lançon satelitin “Parker Solar” i cili do të fluturojë më pranë diellit se kurrë më parë

Nasa lançon satelitin “Parker Solar” i cili do të fluturojë më pranë diellit se kurrë më parë
August 12
13:44 2018

Nasa ka lançuar një satelit që do të fluturojë më pranë Diellit se çdo satelit i mëparshëm.

 “Parker Solar” do të kalojë në distancën më pak se 6.1 milion km nga sipërfaqja e Diellit. Asnjë mjet tjetër i mëparshëm nuk ka arritur këtë rekord. Sateliti u lançua mëngjesin e sotëm nga “Cape Canaveral” në Florida.

Ai është i rrethuar nga një shtresë mbrojtëse ndaj nxehtësisë, e cila mund të durojë edhe rrezatimin 500 herë më të lartë se në planetin Tokë. Sateliti që ka kushtuar rreth 1.5 miliardë $ mendohet që të kalojë pranë planetit Venus në tetor dhe “takimin” e parë me Diellin do ta ketë në muajin nëntor. Ky cikël do të vazhdojë dhe për 7 vitet e ardhshme.

Një eksplorim i këtyrë përmasave ka rëndësi të madhe për shkencëtarët pasi i ndihmon ata të kuptojnë më mirë sistemin diellor dhe sidomos stuhitë diellore të cilat ndikojnë në të ardhmen e Tokës.

Kaq shumë mistere që presin të zbulohen dhe ne jemi gjithnjë gati të kuptojmë më shumë për botën që na rrethon. /Blitz.al./

Komento
Shperndaje