Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mësoni një fjalë të re dhe ju duket se e shihni kudo? Ja si e shpjegon shkenca!

Mësoni një fjalë të re dhe ju duket se e shihni kudo? Ja si e shpjegon shkenca!
March 26
17:57 2016

A keni mësuar ndonjë fjalë të re kohët e fundit, atë për të cilën betoheni se nuk e kishit dëgjuar më parë?  Do t’ju duket sikur fjala ju ndjek pas qëkur e dëgjuat ose të paktën ashtu mendoni deri në momentin që e mësoni. Epo, mesa duket, ky quhet fenomeni Baader-Meinhof, një term i përdorur si “iluzion i frekuencave” – një lloj paragjykimi njohës që mendja juaj krijon. Për ta kuptuar duhet të dini pak rreth paragjykimeve ndaj njohurive  në tërësi.

Ka një tërësi shqetësimesh të shkaktuara nga paragjykimet. Është një moment kur mendja juaj devijon nga mendimet normale, mendimet racionale dhe fillon të shqyrtojë modele pa sens.

Termi “iluzion në frekuencë” është shpikur në vitin 2006 nga Arnold Zwisky, një gjuhëtar nga  universiteti “Stanford”, i cili pretendon se termi në fakt shpjegohet si dy procese të ndryshme që ndodhin në të njëjtën kohë: vëmendje përgjedhëse dhe konfirmim i paragjykimit.

Procesi i parë, vëmendja përzgjedhëse, vjen kur mësoni ndonjë gjë që nuk e dinit më parë. Në thelb, kur mësoni diçka të re, ajo qëndron e freskët në mendjen tuaj – ju jeni duke i kushtuar më shumë vëmendje asaj sesa gjërave të tjera. Kjo do të thotë se mendja juaj, nëpërmjet kontaktit pamor, informacionin që sapo mësoi e sheh kudo. Por pavarësisht kësaj, ju e shtyni veten të mendoni se nuk është e re vetëm për ju, por për të gjithë dhe me këtë fakt filloni ta injoroni në një farë sensi.

Ja pra, ju ndoshta shihni fjalë të reja dhe besoni se ju shfaqen kudo sepse mendja juaj po bën marifete, duke i dhënë sens informacionit të ri.

Etiketimet
Shperndaje