Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merimanga unike që theu rregullat

Merimanga unike që theu rregullat
November 30
13:47 2016

Në çdo specie merimange të studiuar deri sot, mamaja merimangë kryen rolin e prindërimit.

Por një merimangë në Brazil ka thyer çdo rregull. Manogea Porracea jeton në xhunglat e Brazilit në një territor me shumë gjallesa që e rrezikojnë. Problemi më i madh qëndron për vezët e sapoçelura, që kanë nevojë për mbrojtje sepse janë më të rrezikuara.

Pas lindjes, babai merimangë nuk bën ruajtjen e vezëve, sepse këtë e bën zakonisht nëna. Gjithashtu shpesh meshkujt vriten nga femrat pas aktit të mbarështimit të vezëve.

Por kjo lloj merimange ka bërë përjashtim nga mijëra specie merimangash të studiuara përqark globit dhe për herë të parë është një mashkull që kujdeset po aq sa nëna për vezët e sapoçelura.

Një thyerje e tillë rregullash nuk ishte parë asnjëherë deri sot. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje