Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kombinimi i barnave zvogëlon kancerin e gjirit në 11 ditë

Kombinimi i barnave zvogëlon kancerin e gjirit në 11 ditë
March 26
14:14 2016

Duke përdorur një kombinim të dy barnave, shkencëtarët kanë arritur të tkurrin, madje eliminojnë, një lloj të veçantë të tumorit të kancerit të gjirit në më pak se 11 ditë. Rezultatet u raportuan në konferencën për kancerin e gjirit në Amsterdam. Gjetja sugjeron se për disa gra, trajtimi i ri do të mund të zëvendësojë nevojën për kimioterapi.

Kombinimi i drogës vë në shënjestër proteinën HER2, e cila është gjetur në rreth një në 10 lloje kanceri të gjirit dhe është e njohur për t’i bërë tumoret veçanërisht agresivë dhe rezistentë ndaj trajtimit. Rezultatet janë aq të pabesueshme pasi shkencëtarët ishin thjesht duke hetuar të mirat e dhënies së barnave në kohë të shkurtër mes zbulimit të tumorit dhe ndërhyrjes kirurgjikale. Por deri në kohën që ata duhej t’i nënshtroheshin një operacioni, tumori ishte zhdukur. Brenda 11 ditësh! Eksperimenti u realizua me 257 gra që ishin diagnostikuar me HER2-pozitiv kancer të gjirit me madhësi  1 dhe 3 cm . Nga ata pjesëmarrës, 66 morën kombinimin e dy barnave dhe në më pak se dy javë, 11 për qind e tyre panë tumoret të zhduken tërësisht. Vetëm 17 për qind kishin tumore të mbetur më pak se 5 mm në madhësi.

Barnat janë Lapatinib dhe Trastuzumab, i cili është i njohur edhe si Herceptin. Të dy janë të njohur për të synuar HER2- në fakt, trajtimi standard për HER2-pozitiv përfshin kirurgjinë, e ndjekur nga kimie dhe Herceptina. Por ndërsa Herceptina synon sipërfaqen e qelizave të kancerit, Lapatinib është në gjendje të depërtojë në qeliza dhe të sulmojë nga brenda.

Komuniteti mjekësor është entuziazmuar. “Këto rezultate janë shumë premtuese, mund të jetë hapi i parë për gjetjen e një mënyre të re për të trajtuar HER2 – kancerin e  gjirit”,-tha Arnie Purushotham nga “Cancer Research” në Britani.

Komento
Shperndaje