Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjendet ujë në 1000 km thellësi, gati sa 1/3 e rrugës për në bërthamën e Tokës

Gjendet ujë në 1000 km thellësi, gati sa 1/3 e rrugës për në bërthamën e Tokës
November 24
12:24 2016

Ideja e Zhyl Vernit se në qendrën e Tokës ka ujë mund të jetë më pranë vërtetimit se kurrë. Disa shkencëtarë kanë zbuluar se rreth 1000 kilometër në thellësi të bërthamës së Tokës ekziston ujë.

“Në qoftë se aty nuk do të kishte ujë, ne të gjithë do të ishim zhytur”,- është shprehur Steve Jacobsen nga universiteti Northwestern në Evanston, ekipi i të cilit bëri zbulimin. “Kjo nënkupton se një rezervuar uji, më i madhi i zbuluar ndonjëherë, ekziston brenda tokës, në një distancë sa një e treta e rrugës në bërthamën e saj”.

Prezenca e tij është zbuluar nga një diamant i hedhur 90 milionë vite më parë nga një vullkan afër lumit São Luiz në Juina, Brazil. Diamanti ka një përmbajtje mineralesh  të shtuara gjatë ndërtimit të tij. Shkencëtarët kanë parë përmes një mikroskopi me rreze infra të kuqe dëshmi të pagabueshme të pranisë së joneve hidroksil, që zakonisht vijnë nga uji. Diamanti përbëhet nga minerali ferropericlase, okside hekuri dhe magnezi. Gjithashtu në temperatura të ndryshme mund të thithë edhe krom, alumin dhe titan. “Bazuar në përbërjen e mineraleve të bllokuara, ne spekulojnë se thellësia ishte rreth 1000 kilometra”,- thotë Jacobsen. “Kjo është dëshmia më e thellë për riciklimin e ujit në planet. Cikli i ujit në Tokë është më i madh se sa kemi menduar. Uji ka në mënyrë të qartë një rol në pllakat tektonike dhe ne nuk e dinim më parë se sa thellë këto efekte mund të arrijnë. Kjo paraqet  implikime për origjinën e ujit në planet”.

Nuk është ende e qartë se si kjo sasi uji është grumbulluar dhe thuhet se mund të ketë ndodhur më herët se 90 milionë vite më parë, para se të formoheshin shkëmbinjtë. Jacobsen mendon se prezenca e këtij uji shpjegon përse planeti Tokë është i vetmi për të cilin dimë se ka pllaka tektonike./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje