Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertë të lartë mjekësorë thonë se duhen dekriminalizuar të gjitha drogat

Ekspertë të lartë mjekësorë thonë se duhen dekriminalizuar të gjitha drogat
March 30
12:17 2016

Një panel prej 22 ekspertësh mjekësorë të universitetit “Johns Hopkins” ka nxjerrë një raport duke këshilluar qeveritë e gjithë botës për dekriminalizimin  dhe posedimin e  drogave jo të rrezikshme.

Grupi u kërkon qeverive të bëjnë ndryshimin mes  drogave të paligjshme në të ardhmen, një gjë kjo e bazuar në shkencë. “Qëllimi i ndalimit të përdorimit, posedimit, prodhimit dhe trafikimit  të  drogave të paligjshme është baza e shumë prej ligjeve tona kombëtare të drogës, por këto politika janë të bazuara në idetë në lidhje me përdorimin e drogës dhe varësinë që nuk janë të bazuara shkencërisht”,- tha paneli. Raporti gjithëpërfshirës do të paraqitet në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm. Raporti, i cili gjithashtu pohon se politikat aktuale ndaj drogës  janë diskriminuese ndaj pakicave racore, minoriteve etnike dhe grave, këshillon se kur autoritetet e deleguara të mblidhen sërish,  të zgjedhin se si të merren me fenomenin  në një shkallë globale  bazuar në vendimet e tyre të dokumentuara në fakte shkencore. Ata pohojnë se politikat aktuale të drogës jo vetëm  nuk kanë pasur ndikim të matshëm në veprimin dhe përdorimin e drogës në një periudhë rreth 50-vjeçare, por falë vendeve si Portugalia dhe Republika Çeke, që tashmë kanë dekriminalizuar veprat e vogla jo të dhunshme, ka dëshmi se një qasje ndryshe nga kjo mund të ketë rezultate pozitive.

Raporti citon kursime të konsiderueshme financiare, më pak burgosje, përfitime të konsiderueshme shëndetësore publike, dhe ulje  të konsiderueshme në përdorimin e drogës si ndryshimet më të rëndësishme të shkaktuara nga këto politika të reja dhe kërkon që qeveria e SHBA-ve dhe udhëheqësit nga vendet e tjera të veprojnë gradualisht drejt rregullimit në tregjet e drogës dhe të aplikojnë metodën shkencore për vlerësimin e tyre.

“Ideja se përdorimi i të gjithë drogave është i rrezikshëm ka bërë që politika e zbatimit të jetë e rëndë dhe e vështirë  për të parë dallimin mes drogave të rrezikshme dhe ushqimeve të rrezikshme, alkoolit, për të cilat mesazhi kryesor i policisë është të ulë potencialisht rrezikshmërinë”,-  pohon raporti. Mes fakteve negative të paraqitura nga policia, raporti qëndron te një “rritje goditëse”  e vrasjeve në Meksikë lidhur me tregtinë e paligjshme të drogës; burgjet në të gjithë botën – dhe veçanërisht në SHBA – që janë vazhdimisht në rritje për shkak të përdoruesve të drogës  dhe normat e larta të infektimit me HIV dhe Hepatit C. Raporti këshillon që qeveritë në mbarë botën të eksperimentojnë  me legalizimin e plotë dhe rregullimin e llojeve të caktuara të drogës.

Ata thonë se kjo nuk është diçka që mund të bëhet brenda natës, por një lëvizje graduale  drejt një qasjeje më të matur, të bazuar në shkencë, është mënyra më e mirë për t’u marrë me këtë problem global.

Shperndaje