Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E padëgjuar! Zbulohet planeti i ngjashëm me Tokën

April 10
19:27 2017

Së fundmi shkencëtarët kanë  zbuluar në atmosferë një tjetër planet pak më të madh se Toka brenda sistemit tonë diellor. Exoplaneti GJ1132b është rreth 39 vite dritë larg nga planeti ynë.

Ka një rreze rreth 1.4 herë më të madhe se Toka dhe masë rreth 1.6 herë më të madhe, sipas këtij studimi të realizuar së fundmi. Fillimisht kur u zbulua shkencëtarët e quajtën një binjak të Venusit, pasi është shkëmbor dhe ka një temperaturë sipërfaqeje shumë të lartë, si dhe trashësia e atmosferës është shumë e madhe.  Duke qenë se zbulimi është në hapat e parë nuk dihet nëse në këtë planet shumë të ngjashëm me tonin mund të ketë jetë apo jo. Pamjet e para kanë arritur të kapen me teleskop në Kili. Sipas shkencëtarëve. atmosfera e këtij planeti është e pasur me avuj uji. Që prej këtij momenti shkenca do të studiojë akoma edhe më shumë planetin e ngjashëm me Tokën për të eksploruar dhe zbuluar diçka më shumë./Blitz.al/

Share