Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E keni menduar ndonjëherë si do të ndaheni nga kjo botë?

E keni menduar ndonjëherë si do të ndaheni nga kjo botë?
April 01
17:00 2016

Na vjen keq t’jua themi këtë, por çdo njeri pranë jush do të ndahet nga kjo botë. Në varësi të moshës dhe rrethanave, disa mund ta kuptojnë në këndvështrime të ndryshme fjalinë më lart. Nëse ndodh të vdesësh paqësisht në gjumë kur të jesh 100 vjeç, i rrethuar nga fëmijët, nipërit e mbesat apo nëse pëson ndonjë aksident, e dimë se të gjithë do të largohemi një ditë nga kjo botë në një mënyrë a në një tjetër.

Shkencëtarët kanë bërë një studim masiv investigues  dhe kanë paraqitur një listë me 11 faktorë, që përcaktojnë vdekjet më të preferuara apo “të suksesshme” nga njerëzit.

“Vdekja padyshim është një temë e diskutueshme, edhe pse shumica zgjedhin t’i anashkalojnë detajet. Është e rëndësishme të flitet me transparencë dhe ndershmëri në lidhje me termin referues dhe se si do të dëshironim të ndaheshim nga kjo botë”, – thotë një nga studiuesit, Dilip Jeste, nga Universiteti i Kalifornisë.

Jeste dhe ekipi i tij kanë  analizuar rezultatet e 32 studimeve të cilat kanë hetuar preferencat e njerëzve për vdekjen, duke u fokusuar në tre grupe: pacientët (d.m.th. ata që flasin për vdekjen), anëtarët e familjes (para ose pas vdekjes së një të afërmi) dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor.

Përtej preferencave për një proces specifik të vdekjes, pa dhimbje dhe në gjendje të mirë emocionale, të qenit në tri kategori të ndryshme  i ka bërë ata të vënë në theks prioritete jo të njëjta.

Për shembull, grupi “pacient” ( ata që do të “vdesin”) i jepnin më shumë rëndësi  gjendjes shpirtërore, çlirimit shpirtëror, sesa anëtarët e familjes, të cilët ishin më shumë të interesuar në dinjitetin dhe kënaqësinë që jeta u ka falur. Kjo ka kuptim. Kur jeni të detyruar të mendoni atë që vërtet do të përjetoni kur të vdisni, do të jeni shumë më të përqendruar në atë që vjen më pas, të ardhmen, sesa atë që ndodh aktualisht.

Pra, cilët janë disa nga treguesit kyç të një vdekjeje të suksesshme?

Preferencat për një vdekje të veçantë:

  1. Të vdesësh pa dhembje.
  2. Të lirosh shpirtin.
  3. Të jesh mirë emocionalisht.
  4. Të kesh një jetë të shijuar deri në fund.
  5. Dinjitet.
  6. Familje.
  7. Kualitet në jetë.
  8. Marrëdhënie me kujdesin ndaj shëndetit.
  9. Preferenca trajtimi.
  10. Të tjera.

Sigurisht që nuk ndodh shpesh, por është logjike të mendosh rreth momentit se si dëshiron të ndahesh nga kjo botë.

Komento
Shperndaje