Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Çfarë është jeta?

Çfarë është jeta?
January 03
09:57 2017

Përgjithësisht ne mendojmë shumë thjesht për ekzistencën tonë në tokë. Një qenie që merr frymë jeton, një shkëmb nuk jeton. Ky është koncepti në tërësi.

Por me gjithë kërkimet përgjatë qindra viteve nga shkencëtarët dhe filozofët, ne sot ende nuk kemi një definicion të qartë për jetën, se çfarë është ajo.

Aristoteli e Carl Sagan bashkë me dhjetëra filozofë të tjerë janë përpjekur t’i japin një kuptim, por pa ia dalë mbanë siç duhet.

Deri në shekullin XIX, jeta mendohej si ekzistenca e një shpirti brenda trupit njerëzor. Por në 100 vitet e fundit ky shpjegim ka ndryshuar. Për shembull, NASA i jep një shpjegim pak a shumë si “sistem kimik i trupit për t’iu përshtatur teorisë së evolucionit darviniane”.

Por ka edhe shumë shpjegime të tjera për jetën, mes të cilave janë edhe ato që lidhen me metabolizmin apo përshtatjen.

Shpjegimi i jetës është i ndryshëm nga shkenca të ndryshme. Për shembull, kimistët e lidhin atë me ekzistencën e molekulave, ndërkohë që fizikanët me termodinamikën.

Përgjithësisht të gjitha fushat bashkohen në pikën e njëjtë, se ekzistenca e jetës lidhet me praninë e një organizmi që lëviz, frymon e vepron. /Blitz.al/

Share