Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyeja se pse gjarpërinjtë janë të gjatë dhe si mund t’i ndihmojë zbulimi njerëzit

Arsyeja se pse gjarpërinjtë janë të gjatë dhe si mund t’i ndihmojë zbulimi njerëzit
August 08
11:32 2016

Shkencëtarët kanë zbuluar se pse gjarpërinjtë janë kaq të gjatë dhe si mund t’i ndihmojë ky zbulim njerëzit në dëmtimet e shtyllës kurrizore.

Një sjellje e çuditshme e evolucionit thotë se një gjen i veçantë qëndron aktiv për një kohë më të gjatë se zakonisht gjatë zhvillimit të embrionit te gjarpërinjtë.  Gjatësia është tipar i këtyre zvarranikëve falë një gjeni OCT4, i cili ndikon në qelizat embrionale dhe në rritjen e pjesës së kurrizit. Ky gjen mbahet aktiv për një periudhë kohore të gjatë në procesion embrional, gjë që shpjegon se pse gjarpërinjtë kanë trup të gjatë dhe bisht të shkurtër.  Kuptimi i rolit të gjenit Oct4 në trupin e gjarprit mund të hedhë dritë  mbi rigjenerimin  e palcës kurrizore, kanë pretenduar shkencëtarët.

“Ne kemi identifikuar një faktor kyç që lejon rritjen e strukturave të trungut, për aq kohë sa gjeni mbetet aktiv. Tani po hetojmë nëse mund ta përdorim këtë gjen dhe ADN -në në funksion të rigjenerimit të palcës kurrizore të njeriut në raste të dëmtimit”,-janë shprehur studiuesit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje