Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anoreksia mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial

Anoreksia mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial
April 26
16:48 2016

Anoreksia ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë të çdo sëmundjeje mendore dhe ne ende dimë shumë pak rreth shkaqeve që shkaktojnë një gjendje të tillë apo si të arrijmë ta kurojmë me sukses. Një ekip studiuesish mjekësorë të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një letër në funksion të origjinës së kësaj sëmundjeje dhe shkakut kryesor , i cili nuk është thjesht një konfuzion psikologjik, por një infeksion bakterial.

Materiali është botuar në revistën mjekësore “Medical Hypotheses” dhe, ashtu si edhe titulli i gazetës, teoria mbetet thjesht në nivelet e hipotezës por drejt një testimi të nisur tashmë.

Studiuesit kanë paraqitur një rezultat mjaft bindës ndaj teorisë së tyre. Ideja kryesore është se sistemi imunitar i një pacienti krijon antitrupa për të luftuar një infeksion bakterial, por këta antitrupa bëhen “konfuzë” me kalimin e kohës dhe fillojnë të sulmojnë qelizat nervore të vetë pacientit në vend të qelizave bakteriale.

Ky sulm autoimun mund të shpjegojë simptomat që karakterizojnë pikërisht njerëzit që e vuajnë sëmundjen: anoreksi, sindroma e zorrëve të irrituara dhe  lodhje kronike. Studiuesit kanë dhënë një raport gjinor 1:10, ku femrat priren të jenë më të prekura ndaj sëmundjes.

Nëse vërtetohet hipoteza se anoreksia shkaktohet nga infeksione bakteriale kjo nënkupton se sëmundja është ngjitëse. Megjithatë, studiuesit pohojnë se faktorët socialë janë kyçë në zhvillimin e sëmundjes në organizëm, për shembull një abuzim psikologjik apo seksual në fëmijëri.

“Nëse do të mund të izolohen faktorët ndoshta ne mund të vendosim ekuilibrin e saktë bakterial, për të eliminuar bakteret që konfuzojnë antitrupat”, – ka pohuar ekipi i studimit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje