Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A po jetojmë në një botë simulimi kompjuterik?

A po jetojmë në një botë simulimi kompjuterik?
April 12
17:44 2016

Ndoshta ju, ne dhe çdo njeri në këtë botë jemi personazhe në një lojë gjigante kompjuterike, edhe pse nuk është  e nevojshme ta dimë. Ideja se gjithësia është një simulim tingëllon më shumë si komplot, si ”The Matrix”, por gjithashtu është një hipotezë shkencore legjitime. Kjo hipotezë u diskutua pak ditë më parë në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, ku janë hedhur ide 50 me 50 se e gjithë ekzistenca është një program “hard drive” i dikujt tjetër dhe gjasat mund të jenë shumë të larta. Ai vuri në dukje hendekun midis njeriut dhe inteligjencës  së shimpanzeve, pavarësisht nga fakti se ne ndajmë më shumë se 98 për qind të ADN-së tonë. “Diku atje mund të jetë një qenie, inteligjenca e të cilit është shumë më e madhe se e jona. Nëse është kështu, është e lehtë për ne të imagjinojmë se çdo gjë në jetën tonë është vetëm një krijim i ndonjë subjekti tjetër për argëtimin e tyre”,- janë shprehur shkencëtarët.

Ka arsye të tjera për të menduar se mund të jemi virtualë. Për shembull, sa më shumë mësojmë rreth universit, aq më shumë bindemi se është i bazuar në ligje matematikore. Megjithatë jo të gjithë në panelin diskutues u pajtuan me këtë arsyetim. “Nëse po gjeni zgjidhje tek një IT për problemet tuaja, është vetëm trill i momentit”,- ka thënë pala tjetër.

Këto hipoteza ekzistencialisht bombastike janë gati të patestueshme, edhe pse disa mendojnë se do mund të gjejnë fakte për ta dëshmuar, por edhe dëshmia se universi është real mbetet e vështirë.

Nëse rezulton se vetë universi është pjellë e një versioni të “The Matrix” nuk është ndonjë problem. Nëse hipoteza është e saktë ngrihen disa pyetje me peshë shpirtërore, duke hapur dyert për jetën e përhershme dhe ringjalljen,  që formalisht janë diskutuar në fushën e fesë. Një univers i simuluar nxjerr një problem të ri dhe një mundësi shqetësuese. Çfarë do të ndodhë nëse një virus e infekton programin?

Komento
Shperndaje