Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa herë duhet t’i lani flokët?

Sa herë duhet t’i lani flokët?
March 20
19:09 2016

Në këtë pikë, ndoshta keni qenë të mbytur  me informacion në lidhje me faktin se sa shpesh duhet t’i lani  flokët. Disa njerëz kanë nevojë t’i lajnë çdo ditë, ndërsa të tjerët mund t’i mbajnë pa larë edhe një javë. Kjo është gjë e mirë, por vetëm për shkak se diçka funksionon për dikë nuk është e thënë ë vlejë edhe për ju. Sa shpesh duhet t’i lani flokët në bazë të të dhënave shkencore? Përgjigjja ende nuk  jep një kornizë të saktë kohore, por hedh dritë nëse duhet t’i lani përditë apo jo. “Flokët kaçurrelë mirë është të lahen një herë në javë, ndërsa flokët e drejtë dy herë brenda javës”,- sipas dermatologut.

 

Është paradoksale, por të gjithë ata që mendojnë se duke larë shpesh flokët mund të heqin yndyrën, në fakt vetëm e shtojnë atë. Pra, nëse i lani flokët shpesh, sepse janë të vajosur dhe mendoni se kanë nevojë jeni në të vërtetë duke i bërë më të yndyrshëm”,- pohon dermatologu i një klinike në Londër,  Lynne Goldberg.

Shperndaje