Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meshkuj, zgjidhni! Ja 7 gjëra që duhet të ketë për të qenë e duhura

Meshkuj, zgjidhni! Ja 7 gjëra që duhet të ketë për të qenë e duhura
April 01
20:33 2016
  1. Besimi

Pavarësisht gjithçkaje, besimi është një nga elementet bazë në një lidhje. Është e  rëndësishme të mbajmë mend se sa e ndjeshme është pjesa  e të besuarit dhe e të ndarit të momenteve nga jeta jote me dikë. Kur njëri thyen besimin e partnerit shkakton dhimbje. Sa më shumë t’i ketë besuar aq më shumë, do të lëndohet.

Një humbje e tillë lë shenja që nuk zhduken aq kollaj, do të duhet kohë që të harrohen. Nëse gjeni një femër të cilës mund ti besoni dhe t’ju besojë gjithçka rreth vetes, atëherë keni gjetur të duhurën, nuk do t’ju zhgënjejë.

2. Nëse ajo është një shembull force dhe jo një influencë negative

Ka njerëz në jetë që ju mbështesin, ju kritikojnë në çdo detaj apo edhe nga ata që ju mësojnë të rregulloni gabimet dhe mbushni boshllëqet. Nëse e dashura juaj është e kundërta e kësaj, atëherë ndahuni. Një lidhje e tillë sjell vetëm probleme dhe mospërputhshmëri.

3. Motivimi

Të gjesh gruan e duhur që të motivon është ajo që bën ndryshimin mes realizimit të dëshirës dhe vazhdimësisë së dështimit. Femra ideale është ajo që të motivon drejtpërdrejt apo dhe pasivisht, të jesh dhe të bëhesh një njeri më i mirë. Një nga dhuratat më të bukura që mund të të bëjë një femër është të të bëjë një burrë më të mirë.

4. Jeta është shumë herë më e mirë me të

Nëse lëmë mënjanë emocionet, gruaja me të cilën meshkujt martohen duhet të jetë gruaja që i shton kuptimin vazhdimësisë, që shton elemente brenda saj. Sërish ky mund të jetë një diferencim i vështirë për t’u bërë, por është një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje.

5.Nuk ka justifikime

A është gruaja juaj nga ata shembuj që ju mund të vareni prej saj? A do të jetë ajo pranë jush në ditë të vështira ashtu si në ditët kur gjendeni në formën tuaj më të mirë?

A do t’ju qëndrojë ajo pranë apo do të mënjanohet kur ujërat të marrin tjetër rrjedhë? Disa gra i japin më tepër rëndësi faktit se  çfarë mund të bëni për to dhe jo se çfarë vlere keni.

6. Një kimi seksuale

Padyshim që kjo mbetet një anë e rëndësishme. Ka një nivel të caktuar të kimisë fizike, që është në fakt një domosdoshmëri për një martesë të shëndetshme.

7. Jeni në të njëjtën rrjedhë dhe anë

Ky është padyshim një aspekt i rëndësishëm që duhet të vihet re para se të jetë tepër vonë. Është e lehtë të biesh në dashuri me një femër kur nuk e njeh plotësisht. Por duhet të kuptoni mes fjalëve të saj rëndësinë që ajo u jep gjërave në jetë.  Çfarë dëshiron të bëjë në jetë apo çfarë eksperiencash preferon? Cilat janë pasionet, qëllimet, ëndrrat? Të gjitha këto duhet t’i dini dhe të përputhen me qëllimet tuaja që dashuria mes jush të përputhet mrekullisht.

Komento