Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Suliotët e Melesinit

Suliotët e Melesinit
October 20
10:00 2017

Në Melesin me parë e në Leskovik më pas, qëndroi një pjesë e pinjollëve të fisit të famshëm Xhavella. Të parët e kësaj familje i prinë atij që njihet si revolucioni grek i 1821, ku 90 nga 100 heronj ishin arvanitas. Xhavellët e Boçarët ishin familjet ku u mbështet e gjithë kryengritja , por që sot e kësaj dite konsiderohen heronj të vëndit fqinj. E jo vetëm kaq sepse në Greqi rrënjët e tyre shqiptare nuk konsiderohen aspak, perkundrazi, është herezi ta theksosh këtë të vërtetë të madhe.

Perndjekja e mëpasshme nga osmanët i detyroi një pjesë të fisit suliot të ndryshonte mbiemrin, por jo të humbte rrënjët dhe të shkuarën e tij. Në kishën e Shen Sotirit jo larg qytetit të Leskovikut prehet Tasho Xhavella, që lindi ne Sul në vitin 1803 dhe vdiq ne Melesin, malin mbi qytezë në vitin 1895. Ai është i pari i Xhavellëve që erdhi ne krahinën e Leskovikut, ku edhe jetoi deri në vdekje. Sipas të dhënave të publikuara nga një prej pasuesve Anesti Tashos, një pjesë e familjes për të nderuar të parin e tyre mori për mbiemër, emrin e tij. Pra Xhavellët u bënë Tasho, por jo të gjithë. Ne gjëndjen civile në Ersekë ende mund të gjesh pinjollë që kanë ruajtur mbiemrin Xhavella, apo të tjerë që e kanë bërë Suli. Megjithatë ata jo thjesht janë të lidhur me njëri tjetrin, por vijnë gjithmonë në kishën e Shën Sotirit për të festuar e përkujtuar të parët e tyre. Anesti thekson mbi të gjitha faktin se ata edhe sot ruajne traditen e të pasurit shume fëmijë , çka dikur i jepte fisit forcë për luftë, e sot i ruan madhështinë e dikurshme.

Kjo ishte struktura që i beri aq të fuqishwm suliotet të cilët prirë nga Marko Boçari dhe Kiço Xhavella i dhanë frymarrje revolucionit grek për pavaresi ku shumica sipas dokumentave ishin shqiptarë. Xhavellët patën shumë pinjollë të njohur , por padyshim Kiço Xhavella që u bë edhe kryeministër i Greqisë mbetet më i rëndësishmi. Ky është boshti i këtij fisi i cili për shume arsye u detyrua të ndahet , por pa humbur traditat e vjetra shekullore.  Pjesa më e dhimbshme lidhet me mohimin. Askush në Greqi nuk e pranon origjinën shqiptare të këtyre burrave edhe pse vëndlindja mbi varrin e Tasho Xhavellës , Suli, krahina ku lindi kryengritja e 1821 flet më shumë se gjithçka. Pa harruar mbiemrin që sot grekët e nderojnë , por pra pranuar të vërtetën e mbi të gjitha identitetin e tij. /Blitz.al/

 

Shperndaje