Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në kohën kur ngriheshin kështjellat në Iliri (nga Marin Mema)

Në kohën kur ngriheshin kështjellat në Iliri (nga Marin Mema)
February 04
10:02 2019

Shekulli i IV në Ilirinë e Jugut, përfaqëson ndër të tjera edhe periudhën e një “bumi” ndërtimesh mbrojtëse. Referuar kërkimeve arkeologjike këto ndërtime u lidhën kryesisht me rifortifikimin e disa kështjellave të lashta ilire por edhe në ndërtimin e kështjelllave të reja.

Në ditët tona ato kanë ardhur me një histori të pjesshme, ta pazbuluara tërësisht, duke mos e shprehur tërësisht formën dhe përmbajtjen, apo edhe te fshehtat dhe misteret që fsheh nëntoka dhe kanë lartësuar muret. Më dominante mes këtyre ndërtimeve është lloji i kështjellave fushore, tipike të formatit ushtarak dhe numri i tyre i zbuluar në vendin tonë është shumë i lartë. Mes kështjellash të tilla sot kemi ato të Skampës, Vigut, Grazhdanit, Bushatit apo edhe ajo e Paleokastrës.

Sipas punës kërkimore dhe studimore të arkeologut Prof. Dr Skënder Anamalit këto kështjella mes të tjerash u ndërtuan edhe për pasojë të gjendjes së rëndë dhe të pasigurtë të krijuar nga administrata perandorake që rriti frymën e qëndresës në gjirin e popullsisë ilire. Ndërsa një tjetër arsye e rritjes së ndërtimeve fortifikuese ishte edhe kërcënimi i Perandorisë Romake nga sulmi i “barbarëve”.Arkeologët flasim edhe për një tjetër grup kështjellash të shtrira nëpër të gjithë territorin e Ilirisë Jugore dhe që shfaqen në grupe të veçanta përreth një qyteti, dukë qenë jo shumë larg me njëra tjetrën. Kështjellat e këtij grupimi janë të planimetrive të ndryshme, të thjeshta por edhe të komplikuara dhe në disa raste janë vendosur buzë rrugëve, në luginat e lumenjve.

Në opinionin e studiueve dhe arkeologëve këto kështjella sigurisht që  mbrojtjen e kanë pasur si qëllimin e parë të ngritjes së tyre, por kjo nuk do të thotë se e gjithë moria e tyre ka pasur karakter thjesht ushtarak.Rasti tipik, deri diku përjashtimor, qe mbështet idenë se përvecc qëllimit mbrojtës këto kështjella kanë qenë njëkohësisht edhe qendra ekonomike (me rënien e shumë qyteteve) është edhe kështjella e Pogradecit.

Ajo çfarë mund të themi është se si rifortifikimi, ashtu edhe ngritja e këtyre kalave nuk mund të shihet thjesht dhe vetëm e lidhur më këndvështrimin romak, por mbi të gjitha me popullësinë vendase ilire.Në ditët tona këto kështjella mund të ishin potenciale turistike e kulturore por në fakt si shumëçka e trashëguar nga lashtësia kanë mbetur thjesht në libra e dokumenta të pluhurosura.

 

Komento
Shperndaje