Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Mjellma ndal trenin

(VIDEO) Mjellma ndal trenin
January 16
13:20 2017

Një tren është detyruar të ecë ngadalë pasi është bllokuar nga një mjellmë e cila ecte në shinat e trenit.

Treni sapo ishte nisur nga stacioni i Teddington për në Kingston, por është detyruar të ecë me shpejtësi minimale, pasi trenisti ka parë në shinat e trenit një mjellmë që nuk ka pasur dëshirë të largohet.

Pas 2 miljesh bashkudhëtim, mjellma e ka parë të arsyeshme të dalë nga shinat e treni ka filluar të ecë normalisht.

I gjithë momenti është filmuar në një video, që ka shkaktuar ironi të madhe në rrjete sociale. Vetë stafi i trenit ka postuar pak më vonë një njoftim ku me ironi gjithashtu u kërkon ndjesë udhëtarëve për vonesën e shkaktuar. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje