Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Herkuli i vogël tashmë barkalec

Herkuli i vogël tashmë barkalec
December 19
12:41 2016

E mbani mend “Herkulin e vogël”, djaloshin që në moshën 11- vjeçare, në vitin 2001, mund të ngrinte pesha të rënda?

Ai quhet Richard Sandrak dhe është amerikan. Kur ishte i vogël, ai nisi të bënte pa pushim ngritje peshash dhe stërvitje, nisur nga fakti se nëna e tij ishte instruktore aerobie dhe babai i tij mjeshtër artesh marciale.

Por me kalimin e viteve, Richard nuk është kthyer në atë që prisnin të gjithë që i vogël, por jeta e tij ka marrë një rrjedhë të çuditshme.

Ai sot mendon të bëhet shkencëtar me NASA-n dhe ka nisur studimet për këtë fushë.

Pamja e tij është krejt e ndryshme nga ajo që kishte kur ishte fëmijë.

Në rastin e tij vlen shprehja se jo përherë ëndrrat e fëmijërisë i rezistojnë kohës.

Të paktën flokët vijon t’i mbajë të gjata njësoj si dikur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje