Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbuloni se sa të mirë jeni në një marrëdhënie

Zbuloni se sa të mirë jeni në një marrëdhënie
June 13
16:44 2016

Kënaqësia në një marrëdhënie nuk ka të bëjë edhe aq me faktin se sa të qeshur apo romantikë ju jini. Mund të “zbërtheni” personalitetin tuaj dhe të zbuloni se sa të mirë jeni në një marrëdhënie duke iu përgjigjur disa pyetjeve të thjeshta.

U kushtoni vëmendje detajeve? I përmbushni të gjitha detyrimet tuaja? Udhëzoheni nga synimet tuaja? Ndiqni një skemë të caktuar? Jini gjithmonë të përgatitur?

Duke vlerësuar secilën prej tyre maksimumi 5 pikë, nëse ju arrini të grumbulloni 21-25 pikë, cilësoheni si shumë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë tuaja në një marrëdhënie; 16-20 pikë disi të ndërgjegjshëm dhe 15 ose më pak, jo të ndërgjegjshëm.

Duket se në fund të fundit, shumica prej nesh duan një partner që të mbajë premtimet, të përmbushë detyrimin e tij në kryerjen e punëve të shtëpisë, të mos harrojë datëlindjet dhe përvjetorët, të mos mashtrojë dhe të falë. Të gjitha këto, janë karakteristika të njerëzve të ndërgjegjshëm, pavarësisht se ne mund të mendojmë që njerëzit e përgjegjshëm nuk janë të mërzitshëm dhe aspak romantikë.

Komento