Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zakonet e dobishme që po dëmtojnë paraqitjen tuaj

Zakonet e dobishme që po dëmtojnë paraqitjen tuaj
May 08
17:54 2017

Disa zakone janë mjaft të dobishme, por ju shkaktojnë shumë probleme. Ju nuk e kuptoni këtë gjë, por do ta vini re me kalimin e kohës.

Më poshtë do të gjeni disa prej këtyre zakoneve:

Flokët e kapura bisht, ju ndiheni rehat, por ky model mund të çojë në këputjen e flokëve tuaja.

Ju pini shumë qumësht. Askush nuk thotë që të refuzoni plotësisht, por konsumimi i tepërt ka pasoja të pakëndshme, pasi qumështi përmban androgjene të cilat rritin  aktivitetin e gjëndrave të yndyrës. Pas aktivitetit të tyre prodhohet më shumë sebum, i cili bllokon poret e lëkurës.

Ju aplikoni krem dielli vetëm në fytyrë. Duhet të dini se kremin e diellit duhet ta vendosni edhe në duar, pasi ato janë të ekspozuara ndaj diellit dhe humbja e yndyrës si pasojë e diellit bën që venat të jenë të dukshme dhe me kalimin e kohës lëkura juaj të rrudhoset.

Ju pëlqen kryqëzoni këmbët kur uleni, por duhet të dini se do të keni çrregullime të qarkullimit të gjakut dhe si pasojë e kësaj do të shfaqen variçet.

Ju i krihni flokët të lagura, por nuk e dini që kështu jeni duke i dëmtuar flokët. Thajini me një peshqir dhe më pas mund t’i krihni.

Duhet të lani fytyrën para se të hiqni vetullat, në mënyrë që të mbani larg bakteret.

Përdorni mjetet e stilimit të flokëve në temperaturë të lartë. Në këtë mënyrë ju krijoni flluska të vogla brenda flokëve të cilat ndikojnë në thatësinë e tyre. Sigurohuni që të përdorni kremra ose vajra mbrojtëse ndaj nxehtësisë.

Ju fërkoni sytë. Duke bërë këtë gjest dëmtoni qerpikët të cilët mund t’ju bien.

Ju vendosni make up disa herë në ditë, kjo është e dëmshme për lëkurën tuaj sepse bllokon poret.

Përdorni shumë krem ushqyes dhe kjo është e dëmshme, pasi fytyra nuk mund të ajroset dhe shkaktoni enjtje dhe rrathë të errët te sytë.

Ju adhuroni lëngjet e freskëta. Kjo është diçka e mirë, por edhe e keqe njëkohësisht, pasi lëngjet përmbajnë fruktozë  dhe molekulat e sheqerit qarkullojnë në gjakun tuaj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje