Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Trendi ylber” , make up-i më i ri që do t’ju çmendë këtë verë

(Video) “Trendi ylber” , make up-i më i ri që do t’ju çmendë këtë verë
June 06
12:10 2016

Për bukurinë dalin vazhdimisht teknika dhe trende të reja, të cilat i prezantohen publikut çdo ditë. Trendi më i ri është “shkëlqimi termik”  që në pamje të parë duket i pabesueshëm. Por çfarë është shkëlqimi termik? Ky term është shpjeguar si mënyrë e veçantë për të imituar ngjyrat elektrike të një hetimi termik të trupit (hetimi termik gjen temperaturën në fusha të ndryshme të trupit).

Harrojini vetullat apo flokët ylber. Ylberi kthehet përsëri, por këtë herë në fytyrën tuaj. Ngjyrat e ndryshme dhe shkëlqimi i tyre i japin më shumë gjallëri fytyrës. Ju mund të përdorni ngjyra të ndritshme dhe me shkëlqim për të krijuar një vështrim të ftohtë ose mund të përdorni ngjyra të ngrohta për të pasur një pamje më të ëmbël. Ngjyrat duhet të kombinohen me njëra-tjetrën.

Është një trend që nuk do të kishin guxim të gjitha vajzat për ta provuar. Mund të përdoret për koncerte, shfaqje të ndryshme ose thjesht për t’u zbavitur në ndonjë festë.  Madje, në qoftë se je njeri i guximshëm mund të përdorësh këtë trend edhe për të dalë, por jo paradite.

Etiketimet
Shperndaje