Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “100 vite bukuri siriane”, më shumë sesa vetëm stil

May 03
13:33 2016

Siria është ndoshta vendi më i përfolur i momentit për shkak të luftës, refugjatëve dhe gjithçka lidhet me këto trazira. Por përtej kësaj, Siria është një vend me kulturë dhe traditë, kjo edhe për sa i përket stilit dhe look-ut të femrave siriane.

Moda reflekton besime, vlera dhe kulturë edhe nëpërmjet veshjes. Mund të kuptohet fare mirë periudha nëpër të cilën ka kaluar një vend si historikisht, ashtu edhe në besimin fetar vetëm duke parë më nga afër pamjen e një femre siriane.

Në një video shfaqet e njëjta vajzë që ka rikrijuar stilet e çdo viti, në bazë të karakteristikave që ka pasur çdo kohë. Ajo çka vihet re është paradoksi se sa më tepër kalojnë vitet, aq më tepër mbulohet femra siriane dhe aq më shumë heq ngjyrat dhe bizhuteritë. A mund të flitet për mungesë emancipimi apo thjesht ndryshim stili? Kjo mbetet çështje këndvështrimi…

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje