Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Victoria Secret” mbyll linjën e rrobave të banjës

“Victoria Secret” mbyll linjën e rrobave të banjës
April 22
16:31 2016

Sezoni i plazhit do edhe një muaj të fillojë. Nëse nuk keni menduar ende për rrobat banjës për këtë sezon dhe ju pëlqen “Victoria Secret” duhet të nxitoni t’i blini tani. Kompania e të brendshmeve po i jep fund prodhimit të rrobave të banjës.

Thuhet se kompania është duke bërë ndryshime të mëdha në katalogun e ri.  Investitorët janë takuar në mars dhe kanë vendosur  të mbyllin linjën e rrobave të banjës, sepse kërkojnë të investojnë në linja më të mëdha, si për shembull të brendshmet. Linja e rrobave të banjës sjell fitime vetëm në verë, ndaj po mendojnë ta mbyllin.

Sipas një njoftimi për shtyp nga L. Brands, VS do të fokusohet në kategoritë ku blihet me karta krediti, aty ku kompania beson se ekziston potenciali më i madh i rritjes të fitimeve.

Për momentin do të vazhdojnë të prodhohen rrobat e banjës nga PINK, por do të jenë në sasi të kufizuara.

Capture

Etiketimet
Shperndaje