Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajzat e famshme na tregojnë 7 modelet perfekte të flokëve për këto ditë të nxehta vere

July 11
09:30 2018

Sikur të mos mjaftojë e gjithë vapa që ndjejmë në trup, flokët e gjatë në verë duket se janë shqetësim më vete. Jo vetëm të ngarkojnë me më tepër vapë, por nuk qëndrojnë kurrë ashtu siç duam: yndyrosen shpejtë, duhen kapur një orë e më parë, djersiten e çdo tjetër e mundshme që të bën të mos dukesh bukur.

Megjithatë, nuk është momenti për panik vajza se falë disa modeleve që kanë provuar yjet botërore për flokët, ne mund të vazhdojmë jetën tonë të qeta dhe pa u djersitur prej flokëve.

Ka vetëm një rregull të artë: Mos lini që flokët të prekin fytyrën sepse pikërisht në këtë moment ju do ta ndjeni vapën shumë. Duhet me patjetër që të gjitha modelet që i konsideroni të përshtatshme me fytyrën tuaj, t’i bëni në mënyrë të atillë që flokët të mos ngacmojnë asnjë tipare të fytyrës, pjesën tjetër ju mund të shfrenoni fantazinë tuaj.

Më poshtë, ne po ju rendisim disa ide nga vajzat e njohura, me shumë mundësi mund të inspiroheni prej tyre dhe ju:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje