Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza, lutjet tuaja janë dëgjuar! Hidhuni një sy këtyre getave të reja…

April 26
11:49 2016

Getat me ngjyrë mishi shpesh janë kontestuar nga vajzat sepse pavarësisht se janë të nevojshme nuk zgjidhin një problem kryesor: përdorimin e sandaleve.

Për këtë, kompania japoneze “Belle Maison” ka një zgjidhje. Ajo ka prodhuar geta ku jo vetëm gishtërinjtë e këmbës do të kenë një pozicion fiks, por edhe thonjtë do të duken të lyer, madje edhe me dizajne të ndryshme.

Sigurisht, duhet të bëni kujdes të zgjidhni formën perfekte të getave të printuara që ato të mund të përshtaten tërësisht me formën tuaj të gishtërinjve të këmbës. Askush nuk do të kuptojë më nëse ju përtoni të lyeni gishtat e këmbës apo t’i trajtoni me kujdes çdo herë.

Le të themi se për pak kohë, me shumë mundësi këto geta do të gjenden në dollapin e çdo femre…

Etiketimet
Shperndaje