Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trendi më i ri i veshjeve të dimrit, fiksues por tepër acarues!

Trendi më i ri i veshjeve të dimrit, fiksues por tepër acarues!
December 06
17:56 2017

Tashmë është kthyer në zakon që ngjyrat që mbizotërojnë më së shumti në festat e fundvitit janë e kuqja, jeshilja dhe e bardhja në një kombinim me njëra-tjetrën.

Megjithatë nga viti në vit dalin trende të ndryshme në të cilat të apasionuarit pas modës gjejnë veten dhe përqafojnë stilin e ri.

E reja e këtij vitit mesa duket qenka të veshësh një “çorape” supergjigande. Në fakt bëhet fjalë për një shall të madh me një material të trashë e të përshtatshëm për stinën e ftohtë por që të konfuzon paksa.  Duhet thënë se ai nuk është praktik siç dhe mund ta shihni të ilustruar në foto, duke qenë se nuk të jep mundësinë e lëvizjes lirshëm të duarve.

Nëse dëshiron ta veshësh gjatë një shëtitjeje të shkurtër në një ambjent të ftohtë atëherë me siguri do ju pëlqente ta kishit në garderobën tuaj, por vetëm kaq. Doni të dini çmimin? Plot 208 paund!/Blitz.al/

Shperndaje