Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trendi më i ri i lyerjes së flokëve që do t’i çmendë të gjithë

May 20
12:26 2016

Moda e ngjyrave të flokëve ndryshon edhe më shpesh sesa moda e ngjyrave të veshjeve. Karakteristikë e ndryshimeve për sa u përket flokëve është fakti se një trend i ri hapet në mënyrë virale, duke i bërë njerëzit të çmenden pas tij. Por nëse keni menduar se eksperimentimi me ngjyrat e flokëve ka ndaluar te të lyerit ame ngjyrë blu, jeshile apo rozë, jeni gabim!

Moda e re për të cilën po flasim do të jetë një teknikë e veçantë për t’i kthyer flokët në “tablo arti”. Ngjyra të ndryshme, që do të krijojnë peizazhe apo forma të çrregullta, do të “pikturohen” në kokën tuaj me anë të bojërave të flokëve.

Ky stil i ri është krijuar fillimisht nga parukieria e njohur Janine Ker, e cila jo vetëm që e shpiku këtë metodë të re, por është duke e përhapur shpejt në të gjithë botën. Janine fillimisht i skicon modelet e flokëve në një bllok, njësoj siç bëjnë stilistet kur vendosin të realizojnë një fustan të ri.

Këto bojëra mund të jenë permanente (siç janë zakonisht bojërat e flokëve), por ka edhe disa bojëra në formë spray (që qëndrojnë për pak ditë) për ata që duan të eksperimentojnë por kanë frikë rezultatin.

Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të shfrenoni fantazinë dhe t’i ktheni flokët në art!

 

Shperndaje