Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të vishesh me stil francez? Ju duhen vetëm këto veshje në garderobë dhe voilà!

Të vishesh me stil francez? Ju duhen vetëm këto veshje në garderobë dhe voilà!
November 18
18:13 2018

Stili francez i të veshurit adhurohet nga shumë pikërisht për faktin se dukesh bukur pa bërë shumë përpjekje. Dhe për t’u dukur fiks si një vajzë franceze, janë këto pjesë të veshjes që duhet t’i keni patjetër në garderobën tuaj dhe t’i vishni shpesh.

Kryefjala e gjithçkaje: Buzëkuq i kuq flakë!

Nuk mund ta mendosh një franceze pa të kuqin e buzëve, që përtej të gjithave njihet dhe për ndryshimin e menjëherë të humorit sapo e vendos, ndihesh e fuqishme ashtu siç je.

Një xhaketë serioze me një bluzë të bardhë

Pikërisht xhaketa është ajo që bën ndryshimin edhe nëse kë veshur xhinse me një bluzë të bardhë. Ndërkohë, mund t’i “vidhni” të dashurit tuaj edhe një këmishë (të bardhë gjithnjë) dhe do dukeni perfekte.

Syze dielli të veçanta

Vajzat franceze vendosin gjithnjë syze dielli të zeza dhe të mëdha. Mund të jenë në formë katrore ose “cat eye”. Mos harroni t’i kombinoni me këmishën.

Çantë e vogël që ta kaloni në trup

Ky është pikërisht sekreti i tyre për të pasur gjithnjë duart e lira. Një çantë e vogël kastori dhe me detaje metalike do të thyente të gjithë atë “zymtësinë” që të jep pjesa tjetër e veshjes në pamje të parë.

Çizme të shkurta me pak takë

Të dizenjuara në Paris nga Laurence, nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj. Pak sipër kyçit të këmbës dhe më një takë që ju lejon lehtësisht të vraponi gjithë ditën dhe të mos lodheni. Madje duken “sexy” kur vishen edhe me xhinse.

Bluzë me vija, bluzë me vija!

Ku mendoni se do shkoni pa një bluzë me vija? Stil marinari që e kemi parë në ikonat e modës si Brigitte Bardot apo Coco Chanel, është një element që asnjëherë nuk del jashtë mode.

Xhinse të bardha të lirshme

Thjesht sepse mund t’i vishni gjatë gjithë vitit dhe t’i kombinoni me gjithçka që doni.

Këpucë me majë

Asnjëherë mos u ndjeni sikur e teproni kur vishni këpucë apo sandale me majë. Janë thjesht të adhurueshme!

Një varëse plot kuptim

Një varëse e thjeshtë, pak e gjatë dhe vetëm me një detaj shumë të rëndësishëm për ju. Kështu kompletoni të gjithë veshjen tuaj.

Vetëm tre fjalë: Fustan i shkurtër i zi!

Çfarëdo stili të kesh, kudo që jeton, nuk mund të bësh pa një “little black dress”. Mund ta vishni thuajse në çdo rast dhe të dukeni elegante.

Dhe mos harroni, stili francez nuk është kurrë i plotë pa vetëbesimin tuaj se çdo ditë jeta është pasarelë! Shijojeni.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje