Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të gjitha trendet e vjeshtës… të sjella dhe nga showbiz-i shqiptar!

Të gjitha trendet e vjeshtës… të sjella dhe nga showbiz-i shqiptar!
September 21
19:31 2018

Vjeshta po mbërrin dhe pasarelat kanë përcaktuar dhe trendet e këtij sezoni. Por për t’i ndjekur ato nuk ka nevojë të shkoni dhe aq larg, pasi disa trende i kanë sjellë shumë afër dhe vajzat tona të shoëbizit.

  • Veshje me kuadratë

Në fakt edhe pse nuk e mendonim, veshjet kuadratë janë sërish në modë. Le të frymëzohemi nga pasarelat e Versace apo Christian Dior dhe të dukemi bukur këtë vjeshtë.

View this post on Instagram

Seen ✅✅

A post shared by Xhemi Shehu (@xhemishehu_) on

  • Veshje me shkëlqim dhe xixa

Ky trend është kudo nëpër pasarela. Veshja që na kujton festat është pikërisht e duhura për evente. Mund të jetë një fustan kokteili, çantë, apo edhe kostum. Mjafton të ketë pak shkëlqim në të.

 

  •  Ngjyrat neon

Gucci i risjell më së miri në pasarela, dhe ne jemi shumë të lumtur. Sado gri të jetë qielli, mjafton që ju të visheni me ngjyra neon dhe humori juaj do të jetë sërish në rregull.

View this post on Instagram

🧡

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

View this post on Instagram

🔥

A post shared by KIDA (@kida) on

View this post on Instagram

🍋

A post shared by KIDA (@kida) on

  • Ngjyra rozë e ndezur

Roza ka qenë gjithnjë në modë, në një nuancë apo tjetrën. Këtë sezon, keni të drejtë ta vishni çdo ditë, jo vetëm të mërkurave.

  • Syzet me ngjyrë

Largoni koleksionet normale të përhershme dhe blini një palë syze me xhama me ngjyrë. Ose blini disa, një në secilën ngjyrë të ylberit.

  • Veshje me printe kafshësh

Përvec veshjeve leopard, synoni dhe me një “zebër neon”. Kombinimet janë në dorën tuaj.

View this post on Instagram

Petite

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

View this post on Instagram

Collecting memories 💐

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

Ndërkohë  jemi ende në fillim, prandaj përgatituni që të shihni dhe trendet e tjera si:

  • Kostumet serioze

Takimet e biznesit do të jenë më “fun” këtë sezon. Përshtateni kostumin tuaj të mërzitshëm me modifikime që ju nxjerrin në pah asetet më të mira dhe dukuni rrëzëllitëse.

  • Getat me ngjyra

Nëse mendoni se janë vetëm për fëmijët, gaboheni. Mund të këni ylberin në këmbët tuaj dhe të justifikoheni “është në modë” sa herë që t’ju pyesin.

  • Fustanet me motive florale

Elie Saab, Chloe dhe Christian Dior mjaftuan që fustanet florale të ktheheshin sërish në më “in” të momentit.

  • Çantat e mëdha

Nuk është se kemi qenë fans i çantave të vogla gjithsesi. Tashmë mund të dukesh “trendy” dhe të kesh gjithçka që do në çantën tënde. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje