Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tayna, Megi dhe Ronela ju prezantojnë kombinimin më me ngjyra të kësaj vere!

Tayna, Megi dhe Ronela ju prezantojnë kombinimin më me ngjyra të kësaj vere!
July 22
17:57 2019

Ky artikull nuk është për ju që vazhdoni të vishni vetëm të zeza dhe në mes të gushtit! Vera ka nevojë për energji dhe ngjyra. Përveçse mund t’i gjeni kudo rreth jush, ato dhe mund t’i vishni. Dhe një ide shumë të këndshme kombinimi, na e dhanë dhe vajzat e showbizit shqiptar.

Në fillim të këtij muaji, Tayna po kalonte “ditë të paharrueshme” në Cagliari të Italisë dhe të veshur mbante këtë fustan me vija vertikale blu, jeshile, të verdha, portokalli, kombinuar me syzet me nuanca portokalli.

Protagonistja e “Love Likes Tirana”, Megi Pojani solli një tjetër kombinim të freskët për mbrëmjet tuaja: një kostum me vija vertikale me ngjyra. Mos harroni “hoop earrings” dhe shumë vetëbesim.

Ndërkohë, Ronela Hajati kishte zgjedhur një jumpsuit tepër stil për në një prej koncerteve të saj.

Dhe sërish Tayna, për në ditët ku vapa është e papërballueshme, ju sugjeron këtë:

Vishni ylberin në trupin dhe mendjen tuaj dhe dukuni për mrekulli këtë verë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje