Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tatuazhet ngjyrë floriri janë të dalë mode! Ndiqni trendin e ri që do të “çmendë” këtë verë

June 22
13:52 2016

...

Vajza, kjo është për ju! Eksperimentohet vazhdimisht me tatuazhe apo ngjyrosje në lëkurë, sidomos gjatë verës. Për çdo vit duket se trendi ndryshon tërësisht. Të gjithë besojmë se i mbani mend tatuazhet ngjyrë floriri dhe argjendi të cilat u përhapën në masë vitin e kaluar.

Këtë vit trendi ka ndryshuar dhe të gjithë do të çmenden me “luspat”. Të gjitha kemi ëndërruar të jemi një herë të vetme sirena apo jo?

Kompania “Etsy-er tinkercast” ka nxjerrë në treg luspat që ngjiten te këmbët. Sigurisht ju mund t’i vendosni ato si të dëshironi, në bazë edhe të parametrave tuaja trupore dhe origjinalitetit.

Këto luspa janë të krijuara nga silikoni dhe vijnë në ngjyra të ndryshme.

Vajza, bëhuni gati të ktheheni në sirena këtë verë dhe pse jo, fantazoni për të krijuar modele sa më të veçanta.

Komento
Shperndaje