Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stilistja që bëri histori në Javën e Modës, New York

Stilistja që bëri histori në Javën e Modës, New York
September 16
11:35 2016

Stilistet prezantojnë veshjet e tyre më të mira në Javën e Modës, New York.

28-vjeçarja Anniesa Hasibuan nga Indonezia është stilistja e parë që ka prezantuar në Javën e Modës veshjet tipike të femrave myslimane. Ajo ka prezantuar 48 veshje  me qëndisje metalike, prej stofi dhe leshi dhe shkëlqim. Detaji kryesor ishin ferexhetë.

Këto veshje ishin frymëzuese. Ajo ka vërtetuar se të gjitha femrat mund të ndjekin modën pavarësisht bindjeve fetare.

Veshjet tradicionale islamike janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në botën e modës nga Dolce & Gabanna, Oscar La Renta dhe Tommy Hilfiger, por ishte hera e parë në histori që prezantoheshin në pasarelat e New York-ut.

Hasibuan ka thënë: “Dua të sjell emrin indonezian në botën e modës dhe të përdor rrobat që përdoren më së shumti në Indonezi”.

Ajo ka ndërmarrë një hap gjigant drejt përfshirjes në industrinë e modës dhe ka thënë se e shikon atë si një ndryshim kulturor në shoqëri e kërkon të thyejë stereotipet./Blitz.al/

Komento
Shperndaje