Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stilisti që bën çdo femër të ndihet mbretëreshë

April 01
16:08 2016

 

Konstatin Bogomolov është një stilist dhe make-up artist i talentuar nga Riga, Letoni. Ai ka në pronësi një shkollë bukurie, ku merr si modele çdo femër, pavarësisht pamjes apo moshës së saj, duke nisur nga studentet e deri te pensionistet.
Me ndihmën e studentëve të tij, ai krijon një mrekulli. Ai përdor aftësitë e tij psikologjike për të komunikuar me modelet, pra bën më shumë sesa thjesht make-up. Stilisti krijon një imazh të ri të modeleve në bazë të personalitetit të çdo gruaje, duke i ndihmuar kështu të ndihen më femërore dhe të sigurta në vetvete. Shfletoni galerinë për të parë disa nga punët e Konstatinit, të cilat tregojnë se pavarësisht viteve dhe peshës gratë munden të jenë tërheqëse.