Blitz

 Breaking News

Si u vesh Armina Mevlani në Coachella? Ja si e gjykon stilistja Stela Sallaku

April 18
14:06 2016

Dita 3

Dita 3
Picture 3 of 3

Po e filloj nga aksesorët. Duhet theksuar se kodi i veshjes në Coachella është "wreckless" (jo shumë i ngarkuar) dhe në të njëjtën kohë feminil. Pra, shumë aksesor bëhen "too much", pak aksesorë janë "poor" (varfëri), d.m.th. duhet gjendur e mesmja e artë. Armina e ka tejkaluar sasinë dhe këtë efekt ma jep varësja. Ndoshta pa të do dukej e kompletuar. Muza perfekte e Coachella-s, Karlie Kloss, u cilësua si e veshura më mirë. Xhaketa e gjatë, pantallon i shkurtër xhins, çantë "ready to go". Pra duket sikur nuk e vret mendjen. E tillë është tematika. Më pëlqen "cropi", por fundi nuk më duket ai më i përshtatshmi, gjithsesi i shkon Arminës dhe me karakterin. Ndoshta çanta duhej "Back Pack". Në vija të përgjithshme them që ia ka arritur deri diku të jetë ok me kodin e veshjeve. Dhe absolutisht duhet vlerësuar që nuk kishte elemente xixash apo teminash në Coachella.

 

Armina Mevlani ka qenë e vetmja shqiptare e pranishme në një ndër eventet më të rëndësishme muzikore në SHBA. “Coachella”, festivali që mbledh emrat më të njohur të muzikës, modës dhe showbiz-it botëror, më shumë sesa për muzikën, komentohet për veshjet e personazheve publikë. Të jesh pjesë e “Coachella”-s duhet të zbatosh një kod veshjeje të caktuar, një stil disi hippy, veshje të shkurtra, verore, lule etj. Gjatë kohës që eventi zhvillohet, vëmendja e mediave është përqendruar te veshjet e personazheve: janë veshur mirë apo keq. Ne kemi vendosur të analizojmë tre zgjedhjet që Armina jonë ka bërë për këtë event. Për këtë kemi pyetur stilisten Stella Sallaku, e cila ka dhënë vlerësimin e saj për zgjedhjet e bëra nga Armina.

Tags
Share