Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të zgjohemi me flokë të rregullt, çdo mëngjes

Si të zgjohemi me flokë të rregullt, çdo mëngjes
May 26
20:20 2016

 

Flokët – një problem, çdo mëngjes. Kur zgjohesh dhe shikon se flokët janë në një gjendje të tmerrshme mendon se  çfarë do t’u bësh.  Më poshtë do të gjeni disa këshilla për t’u zgjuar me flokë të mrekullueshëm çdo mëngjes.

  1. Mos flini me flokë të lagur.

Në qoftë se dëshironi të zgjoheni me flokë të rregullt në mëngjes nuk duhet të flini me flokë të lagur. Sepse do të humbni shumë kohë për t’i rregulluar nga fillimi.

  1. Aplikoni një serum me lëndë ushqyese dhe proteina përpara se të shkoni në shtrat. Në mëngjes flokët do të jenë më të butë.
  2. Përdorni furçën e duhur. Përdorni furçën e duhur duke u bazuar te flokët tuaj. Filloni me krehjen që nga rrënjët, duke shkuar poshtë kështu që flokët tuaj nuk do të jenë të ngatërruar.
  3. Për të mos u ngatërruar kaçurrelat përdorni një spray veçanërisht për to. Mos i prekni flokët deri sa të thahen.
  4. Në qoftë se flokët nuk qëndrojnë në modelin që dëshironi, përdorni aksesorë për t’i rimodeluar.
  5. Jepuni volum flokëve, me një furçë dhe tharëse duke filluar që nga rrënja.
  6. Gjatë natës, flini me një jastëk mëndafshi dhe lidhini flokët tuaj për të mos u elektrizuar. Sipërfaqja e lëmuar e jastëkut ndihmon për të ruajtur modelin tuaj.
  7. Kur plani juaj për flokët dështon, lidhini bisht. Flokët bisht janë një zgjidhje që ju nxjerr gjithmonë nga situata.
Etiketimet
Shperndaje