Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të zgjidhni çizmet perfekte për këtë sezon

Si të zgjidhni çizmet perfekte për këtë sezon
October 29
14:18 2016

Për këtë sezon shtëpitë e modës kanë prezantuar shumë modele të ndryshme çizmesh. Ndonjëherë disa prej modeleve më “in” dëshirojnë t’i kenë të gjitha vajzat, por jo gjithmonë u shkojnë. Për shembull, ju adhuroni çizmet mbi gju, por në qoftë se nuk jeni shtatlartë do të dukeshit sikur jeni futur komplet në çizme. Më poshtë do të gjeni si mund të përshtatni modelet e çizmeve me stilin dhe siluetën tuaj.

Të dashuruarat pas klasikes

Ju pëlqejnë veshjet elegante dhe klasike? Atëherë zgjidhni çizmet klasike në ngjyrë kafe deri te kyçi i këmbës. Ato mund t’i vishni me veshje të ndryshme.

1

Ju pëlqen të rrezikoni?

Zgjidhni çizme mbi gju në qoftë se ju pëlqen të eksperimentoni dhe të rrezikoni me stilin tuaj. Çizmet lëkurë, të kuqe apo leopard, janë ndër trendet kryesore të këtij sezoni.

2

Stili bohemian

Çizmet boho janë stil i viteve ’70-’80 dhe i adhurojnë të apasionuarat pas këtyre trendeve.

3

Ugg-s

Ugg-sat janë të preferuarat e shumë vajzave, përveçse komode janë edhe mjaft të ngrohta. Gjithsesi, janë më të përshtatshme për në fundjavë.

4

Çizmet e kombinueshme me çdo gjë

Gjysmë çizmet e lëkurës me taka janë komode, por mund t’i kombinoni me veshje të ndryshme dhe t’i vishni në ambiente nga më të ndryshmet./Blitz.al/

5

Komento
Shperndaje