Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të visheni në zyrë? Jua tregojnë vajzat tona të showbizz-it me këto 9 kombinime!

Si të visheni në zyrë? Jua tregojnë vajzat tona të showbizz-it me këto 9 kombinime!
October 09
18:30 2018

Është një fakt i ditur tashmë që kur visheni në mënyrën e duhur, kjo ju bën të ndiheni dhe më mirë. Dhe rrjedhimisht nëse ndiheni më mirë, do të jeni produktiv dhe në punë. Prandaj nga vajzat e shoëbizzit mund të inspiroheni nga këto kombinime. Janë të përshtatshme për në zyrë, apo edhe nëse do dilni për një darkë pas pune.

Alketa Vejsiu-

Një kostum minimalist, kombinuar me një palë taka me ngjyrë të gjelbërt.

Ariana Fejzullahu

Një jumpsuit që në dukje ngjason me një kostum shumë serioz, shoqërojeni dhe me një çantë të vogël. Motivet me kuadrate janë “in” për sezonin.

Luana Vjollca

Ose një i tillë “all black” për t’u dukur elegante në maksimum, si Luana.

Eva Murati

Një zgjedhje mes të thjeshtës dhe zyrtares? Një fustan me vija dhe me ngjyra.

Anjeza Maja

Ky kombinim i Anjezës nuk ka nevojë për një përshkrim. I duhuri për t’u dukur stil dhe në ditë të ftohta.

Armina Mevlani

Mund të duket dhe si roli i zyshës “së keqe” nëpër filma, po në fakt është perfekt dhe për në zyrë. Thjesht kujdes, mund të uleni sipër tavolinës kështu vetëm nëse jeni shefja.

Argjentina Ramosaj

Kur të jeni të lodhura nga takat, mos u shqetësoni. Ky kombinim i Argjentinës na tregon se mund të dukemi bukur dhe me një fund dhe “Vans”.

Emina Cunmulaj

Për ditët “casual” dhe kur nuk keni kohë, mjafton një kombinim i tillë. Vëtëm Emina na ka treguar se i ka marrë vetëm pesë minuta kohë.

Dhurata Dora

Keni në plan të dilni pas pune? Epo kjo është një veshje multifunksionale. Mjafton që kur të jeni në punë të vishni këmishën në formën e saj normale, ndërsa në mbrëmje lidheni në bel sic ka bërë dhe Dhurata.

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje