Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të dukeni milionere duke u veshur me kosto të lirë

Si të dukeni milionere duke u veshur me kosto të lirë
October 08
11:00 2016

Veshja tregon shumë për ju. Fillimisht përshtypja e parë jepet nga veshja juaj, për këtë arsye shumë vajza dëshirojnë që të kenë një stil të veçantë.

Dëshironi që të jepni përshtypjet e një vajze milionere? Kjo nuk do të thotë që ju duhet të blini veshje shumë të shtrenjta dhe firma, sepse edhe me veshje të lira ju mund ta krijoni atë përshtypje. Mjafton që të bëni kombinimet e duhura dhe do të shihni se veshja juaj do të tregojë shumë.

Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave si të visheni me kosto të lirë dhe të dukeni si milionere./Blitz.al/

Përdorni “animal print” në aksesorë të vegjël jo në të gjithë veshjen.

1

Ngjyra e zezë duhet të jetë e theksuar, jo e zbehtë.

2

Kombinoni  një varëse fine me fustanin tuaj.

3

Zgjidhni këpucë klasike, jo me platformë.

4

Vishni veshjet në masën tuaj, jo në masë më të madhe.

5

Zgjidhni një fustan me pjesë të vogla dantelle, jo komplet dantellë.

6

Më mirë vishni bluza pa asnjë logo sesa bluza me marka false.

7

Mbuloni të brendshmet me bluzë, mos i ekspozoni ato.

8

Zgjidhni aksesorë finë, jo plastikë.

9

Çanta të jetë me qepje dhe formë të qartë.

10

Veshja mund të ketë elemente teminash dhe shkëlqimi, por jo komplet një fustan me temina.

11

Mos vishni çorape me sandale, por thjesht bëni pedikyr.

12

Kombinoni ngjyrat klasike, por mos kombinoni kurrë kafen me të zezën.

13

Përdorni aksesorë me metale të çmuar.

14

Komento
Shperndaje