Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ta aplikoni penelin në mënyrë perfekte?

Si ta aplikoni penelin në mënyrë perfekte?
November 06
16:26 2016

Aplikimi i penelit duket mjaft i vështirë për shumë vajza. Në të shumtën e rasteve, vajzat nuk e bëjnë dot penelin sepse asnjëherë nuk u del bukur ose njëlloj. Por duhet të dini se nuk është aq i vështirë sa e mendoni. Më poshtë do të shihni një udhëzues se si ta bëni penelin tuaj bukur dhe me lehtësi.

Duhet të jeni të sigurt

Përpara se të bëni penelin e lëngshëm, më parë duhet t’i jepni formën me një laps. Lapsi mund të fshihet me lehtësi kurse peneli do t’ju bëjë pis pasi dora juaj mund të lëvizë.

Mos e tërhiqni lëkurën

Ju tërhiqni lëkurën për të bërë një linjë të pastër, por nuk duhey ta bëni këtë sepse nuk i jepni formën e duhur. Linjat e mprehta mund të bëhen pa pasur nevojë të tendosni lëkurën.

Motra jo binjake

Ju bëni njërin sy perfekt, kurse tjetrin e prishni duke u munduar ta bëni njëlloj me tjetrin. Në të vërtetë mundohuni që penelin ta bëni si motra, jo si binjake, sepse nuk do t’ia dilni dot.

Rregulloni gabimet

Pasi e keni bërë penelin, shikoni dhe fshihni gabimet me kunja veshësh ose pambuk të vegjël./Blitz.al/

Komento
Shperndaje