Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ta aplikoni korrektorin në mënyrën e duhur

Si ta aplikoni korrektorin në mënyrën e duhur
April 25
18:43 2016

Korrektori është një produkt shumë i rëndësishëm për femrat. Mund të quhet shpëtimtari i tyre madje, sepse fsheh aknet e shumë probleme të fytyrës. Por për të mos e bërë të dallueshëm duhet të dini si ta aplikoni. Korrektori duhet të aplikohet njëtrajtësisht që mos të dallohen vendet ku e keni vendosur atë nga pjesa tjetër e fytyrës.

  1. Gjithmonë aplikoni fondatinën në fillim. Pas saj do ta kuptoni se çfarë duhet të mbuloni dhe çfarë është mbuluar nga fondatina.
  2. Në ditët që nuk dëshironi ose nuk keni kohë të përdorni fondatinën apo make up-in, vendosni vetëm korrektor rreth hundës,mjekrës dhe ballit. Kështu fytyra juaj do të duket perfekte dhe natyrale.
  3. Për të mbuluar rrathët poshtë syve mund të përdorni shkëlqyes të ndryshëm për sytë të cilët reflektojnë shkëlqimin dhe fshehin rrathët ose zgjedhja më e shpejtë dhe e thjeshtë është përdorimi i korrektorit.
  4. Korrektorët e lëngshëm fshehin rrathët poshtë syve, por korrektori krem është një zgjedhje shumë e mirë për t’i mbuluar ata.
  5. Ka shumë korrektorë që nuk ju mbulojnë, kështu që ju duhet ta përdorni atë në mollëza, rreth hundës dhe në ballë.
  6. Nëse nuk mund të vendosni cilin të zgjidhni, merrini të dy korrektorët: të lëngshëm dhe krem. Përdorimi i tyre do t’ju ndihmojë në përmirësimin e make up-it.
Komento
Etiketimet
Shperndaje