Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si mund të aplikoni lehtësisht tone pluhurash te sytë

Si mund të aplikoni lehtësisht tone pluhurash te sytë
November 11
17:09 2016

Të lyeni sytë duket si një punë shumë e vështirë.

Nuk qëndron problemi te rimeli apo peneli, vështirësia qëndron te hijet dhe tonet që përdorni.

Për të bërë hijet e syve ju duhet të keni minimum tri furça: e para për aplikim dhe dy të tjerat për të bërë përzierjen. Përpara aplikimit lani sytë me ujë të distiluar, më pas përdorni kremin dhe lërini të thahen për pak, më pas vendosni rimelin. Hiqni dorë nga hijet e rënda me pluhura, mjafton peneli, më pas pluhurat përhapini me furça të buta, të cilat mund të përhapin ngjyrat. Për të bërë pjesën e errët përdorni një furçë të sheshtë, madje ju duhet të punoni me furçat në mënyrë që tonet të hapen mirë.

Nuk duhet të harroni se duhet të përdorni një hije me shkëlqim për të fokusuar më shumë sytë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje