Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si Bieta dhe Rudina, zgjodhën ta prezantojnë emisionin me “pizhame”

Si Bieta dhe Rudina, zgjodhën ta prezantojnë emisionin me “pizhame”
March 21
19:30 2019

Personazhet publikë përvec profesionit dhe aktivitetit të tyre, janë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe për mënyrën se si vishen. Dhe në emisionet e pasdites këtë javë, moderatoret bënë një zgjedhje të guximshme, por dhe të rehatshme.

Le të veshim pizhame, apo veshje që ngjasojnë me pizhamet.

Ditën e djeshme, Bieta Sulo zgjodhi për “Ftesë në 5” një veshje që e quajti “Limited Edition”. Bëhet fjalë për një kostum rozë me pika dhe rrip portokalli.

Ndërkohë Rudina sot bëri po të njëjtën zgjedhje me një kostum blu me motive të bardha e një bluzë të bardhë poshtë. Vetë ajo e përmendi në fillim të emisionit që e kishte merak këtë kostum se ngjante si e veshur me pizhame.

Gjithashtu të dyja moderatoret e pasdites, e kombinuam me sandale e këpucë me takë, për të thyer atë veshjen “casual”. Dhe në fakt dukej mjaft mirë tek të dyja./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje