Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shmangni rrëmujën në garderobën tuaj, hiqni këto veshje të panevojshme!

Shmangni rrëmujën në garderobën tuaj, hiqni këto veshje të panevojshme!
March 21
13:15 2018

Shumë vajzë kanë një garderob të tejmbushur dhe kështu shkaktohet një rrëmujë e madhe. Ato veshin të njëjtat gjëra pasi të tjerat nuk mund ti gjejnë. Jeni të lodhur nga garderoba e rrëmujshme ne u japim një zgjidhje.

Më poshtë do tu tregojmë rrobat që duhet të hiqni garderoba dhe do të shpëtoni nga ky problem!

  • Veshjet me etiketë. Në qoftë se keni akoma veshje me etiketë në dollapin tuaj do të thotë se nuk i vishni ato për një arsye. Kështu që nuk keni për çfarë t’i mbani në dollap, mund t’i dhuroni ato për bamirësi ose t’i ktheni përsëri në dyqan.
  • Çorapet teke. Ne nuk e kuptojmë se si humbin çorapet, Mos vazhdoni të mbani një çorape në dollap me shpresën se do të gjeni tjetrën.
  • Veshjet promovuese. Ju keni fituar një bluzë të një reklame falas. Ajo po  ju zë vend sepse nuk mund të vishni një bluzë promocioni.
  •  Veshje sentimentale. Është një impuls natyror. Ju vendosni të mbani rrobat, për shembull xhupin e parë që kishit në shkollë. Por në  qoftë se nuk i vishni më është koha që të ruani kujtimet dhe t’i lini sendet të shkojnë.
  • Veshjet e ruajtura nga marrëdhëniet e vjetra. Mund të kemi shumë rroba që na janë dhuruar ose i kemi veshur në lidhjet e mëparshme. Por ato duhet të hiqen nga dollapi sepse ju bëjnë melankolikë dhe ju rikthejnë kujtimet e të shkuarës.
  • Veshjet e dëmtuara ose me njolla. Në rast se e pëlqeni shumë një bluzë mund ta riparoni atë dhe ta vishni përsëri. Por në qoftë se ajo nuk riparohet thjesht është duke të zënë vend.
  •  Çdo veshje elastike që zgjerohet. Çdo veshje që është elastike dhe zgjerohet duhet të hiqet nga dollapi. Ecni me shprehjen: “Çdo gjë që zgjerohet, largohet”.
  • Veshjet që nuk përshtaten. Kjo është e ngushtë, ajo është e shkurtër, pra kur veshjet nuk ju përshtaten hiqini dhe bëjini vend një veshjeje të përshtatshme.
  • Veshjet që ju bezdisin. Një triko leshi ju bën të kruheni, atëherë nuk keni pse ta mbani në dollap pasi ajo nuk është e rehatshme dhe thjesht ju torturon duke e parë aty.
  • Veshjet që nuk u tregojnë elegante. Një veshje që nuk ju pëlqen si rri në trup nuk ta vishnit, kështu që mos e mbani kot në dollapin tuaj.
  • Veshjet jashtë mode. Mos mbani rrobat e modës të vjetër me shpresë se moda kthehet përsëri. Diçka që kalon mund të rikthehet në një tjetër mënyrë, jo pikërisht siç ka qenë dikur.
  • Veshjet në ngjyrë të zezë të venitur duket se kanë qëndruar për një kohë të gjatë në dollapin tuaj. Zëvendësojini me të reja./Blitz.al/
Komento
Shperndaje