Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sex and the City” jo vetëm një film, por edhe një manual mode! Ja leksionet që morëm prej Carrie Bradshaw…

“Sex and the City” jo vetëm një film, por edhe një manual mode! Ja leksionet që morëm prej Carrie Bradshaw…
June 07
16:14 2018

“Sex and the City” ka qenë një ndër filmat që rrëmbeu zemrat e të gjitha vajzave. Ai nuk ishte thjesht një film por ishte një manual dashurie, jete dhe stili. Ju kujtohet Carrie Bradshaw ajo vajza e fiksuar pas veshjeve dhe këpucëve e cila jo vetëm që kujdesej për pamjen e saj por shpenzonte edhe lekët e fundit për të blerë një veshje origjinale.  Sarah Jessica Parker e cila në rolin e Carrie Bradshaw na ka dhënë aq shumë leksione për stilin, dhe meqënëse feson ditëlindjen, kemi vendosur të rikujtojmë disa prej tendencave që na i ka mësuar ajo.

Çanta e duhur mund të bëjë veshjen: Topat janë për burrat, çantat janë për gratë. Janë ca çanta të vogla pa të cilat ne do të ndihemi lakuriq në publik.

Mos e kompromentoni shijen tuaj, zgjidhni atë që ju pëlqen nuk ka rëndësi nëse nuk përshtatet me vendin ku do të shkoni.

Veshjet e tua llogariten me tufa parash: Më pëlqen që paratë e mia ti shoh të varura në garderobë.

Këpucët mund tu bëjnë po aq të lumtura sa burrat: Është shumë e vështirë të ecësh me këpucë me takë, kjo është arsyeja që kemi nevojë për këpucë të veçanta.

Pazari është njëlloj si kardio.

Sa më  të larta të jenë këpucët, aq më afër qiellit jeni.

Trendet shkojnë e vijnë, miqtë janë përgjithmonë: Thonë se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, ëndrrat ndryshojnë, tendencat ikin e vijnë, por miqtë nuk dalin kurrë nga moda.

Shamitë e kokës: të gjitha gratë që udhëheqin botën vendosin shami në kokë.

Mos kërkoni asnjëherë falje për zgjedhjet e pazakonta të veshjeve: Ju nuk duhet të sakrifikoni veten vetëm se dikush tjetër e ka problem.

Për veshjen e duhur ja vlen të presësh: Edhe marrëdhëniet janë njëlloj, nëse nuk përshtatet siç duhet, është një fatkeqësi.

Disa etiketa veshjesh duhet të lihen në garderobë!

Kushtojini kohë veshjes tuaj: Sa do vonë të jeni mos ngurroni të merrni rroba para se të largoheni ngga shtëpia.

Vendosja e një gjerdani është mënyra e duhur për të theksuar dekoltenë.

Mbani gjithmonë të brendshme seksi, djemve ju pëlqejnë ato.

Një bluzë e ngushtë e bardhë mund të jetë mikja më e mirë  enjë vajze: Edhe në qoftë se nuk keni krehur flokët ato do të duken bukur mbi bluzën e bardhë…

Një këmishë klasike është gjithmonë në modë!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje